Bien planet A dhe B për PSP-në, tani ka plan C

Maqedonia

Bien planet A dhe B për PSP-në, tani ka plan C

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 11:51
PSP

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska thotë se është mirë të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike, megjithëse nuk është më urgjente.

Kjo u tha pasi prokurori publik republikan, Ljubomir Joveski njoftoi dje se Prokuroria Publike do të marrë përsipër lëndët që do t’i dorëzohen nga PSP.

Ajo shtoi se planet A dhe B nuk janë më një opsion, por që situata e re ka krijuar planin C, dhe i bëri thirrje opozitës të çlirohet nga tronditja që rastet e PSP-së do të kenë vazhdimësi.

Ligji për Prokurorinë Publike pritet të miratohet deri më 15 shtator. Për tu miratuar kërkohet një shumicë prej dy të tretave të deputetëve, ndërsa miratimi i tij është thelbësor për integrimin evropian të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat