Shkup, policia dënon mbi 100 shoferë

Maqedonia

Shkup, policia dënon mbi 100 shoferë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 11:53
Policia

Në kuadër të kontrolleve policore, mbrëmë policia në rrethinën e Shkupit ka sanksionuar 45 shoferë dhe 12 motoçiklistë, ndërsa dy personave iu është marrë motoçikletat për procedurë të mëtejshme.

Siç deklarojnë nga Ministrisë së Brendshme, dje prej orës 6:00 deri në orën 24:00 në aksionin kontrollues janë zbuluar shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi të madhe të veturave në rrethinën e Shkupit, ndërsa janë sanksionuar 45 shoferë që tejkaluan shpejtësinë, si dhe u zbuluan 25 kundërvajtje të tjera për të cilat lëshuar 14 urdhër pagesa të detyrueshme dhe 11 pagesa për kundërvajtje.

“Njësia për siguri në komunikacion më 6 dhe 7 shtator 2019 prej orës 18:30 deri në orën 01.30 ka ndërmarrë aksion kontrollues për zbulimin e shkelje të rregullave në komunikacion nga motoçiklistët në rrethinën e Shkupit. Gjatë këtyre kontrolleve janë sanksionuar 12 motoçiklistë. Janë marrë dy motoçikleta për procedurë të mëtejshme për shkak të parregullsive teknike”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat