Qytetarët në Maqedoni kanë skanuar mbi 16 milionë llogari fiskale

Maqedonia

Qytetarët në Maqedoni kanë skanuar mbi 16 milionë llogari fiskale

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Janë skanuar mbi 16 milionë llogari fiskale.

Deri ditën e djeshme, qytetarët kanë skanuar gjithsej 16.333.516 llogari fiskale dhe realizuan qarkullim prej 8.341.449,275 denarë. Kthimi prej 15% i TVSH-së së llogaritur arriti në 135.893.436 denarë ose 2.210.000 euro.

Raportet e qytetarëve për parregullsi me llogari fiskale janë 100 përqind më të larta se vitin e kaluar.

Nga fillimi i “TVSH-ja ime” deri në gusht, pagimi i TVSH-së është 10% më e lartë se në vitin 2018.

Qytetarët po kërkojnë që të lëshohen faturat fiskale dhe kështu të marrin pjesë në uljen e ekonomisë së zezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat