Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Kërçovë-Gostivar

Maqedonia

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Kërçovë-Gostivar

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Dje pas dite ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen Kërçovë-Gostivar, në të cilën janë lënduar disa persona.

“Dje në orën 12:30 është paraqitur se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar ka ndodhur në aksident në mes një veture “Chevrolet Spark” me targa të Ohrit, e drejtuar nga A.B (19) nga Struga dhe një veture “Fiat Bravo” me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.S. (35) nga Shkupi.

Në aksident lëndime të rënda trupore kanë marrë A.B. dhe bashkudhëtari E.I. (23) nga Struga të cilët janë dërguar në spitalin e Gostivarit për dhënien e ndihmës mjekësore. Lëndime të lehta trupore kanë marrë edhe M.GJ. (40) dhe M.M. (22) të cilët janë dërguar në spitalin e Gostivarit”, deklarojnë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga pjesëtarët e policisë së stacionit policor të Gostivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat