Pas incidentit në ndeshjen e futbollit në Volino, policia ka arrestuar disa persona

Maqedonia

Pas incidentit në ndeshjen e futbollit në Volino, policia ka arrestuar disa persona

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Në ndeshjen e futbollit mes ekipeve FK Sateska dhe FK “Crno Buki”, dje në fshatin Volino të Komunës së Debërcës rreth orës 17:00 ka ndodhur një incident.

Siç njoftojnë nga MPB, për shkak të pakënaqësisë ndaj vendimeve të gjyqtarit të ndeshje,s 47-vjeçari Z.T është futur në fushën e lojës.

Zyrtarët policorë kanë intervenuar dhe gjatë ndalimit të tij, Z.T ka rezistuar, ndërsa zyrtarët policorë janë penguar nga banorët tjerë të fshatit Volino, të cilët më vonë gjithashtu janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Ohër.

Zyrtarët policorë i kanë penguar edhe dy persona tjerë, të cilët janë në arrati. Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori publik dhe ndaj personave do të dorëzohen aktpaditë adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat