Nesër takim Zaev-Mickoski, pritet të arrihet marrëveshje për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Nesër takim Zaev-Mickoski, pritet të arrihet marrëveshje për Prokurorinë Publike

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Nesër do të zhvillohet takimi i liderëve në Qeveri, ku pritet të arrihet marrëveshje finale për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Siç mëson Alsat, nesër në ora 20:00 është caktuar takim liderësh që do të mbahet në Qeveri. Në takim pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar edhe kreu i partisë më të madhe opozitare OBRM-PDUKM, Hrisitijan Mickoski.

Në takimin e liderëve pritet të që arrihet marrëveshja finale për Ligjin e ri për Prokurori Publike dhe me këtë të vuloset fati i Prokurorisë Speciale.

Në takim pritet që të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat