Dimitrov për vizitë zyrtare në Francë

Maqedonia

Dimitrov për vizitë zyrtare në Francë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:54
Nioklla Dimitrov

Integrimet dhe perspektivat e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO janë temat kryesore në të cilat ministri i Punëve të Jashtme, Nioklla Dimitrov do të bisedojë me përfaqësuesit francez në Paris.

Dimitrov atje është për vizitë pune ku do të bisedojë për gjendjen aktuale të vendit perspektivat dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve midis Francës dhe Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut pret datë për nisjen e bisedimeve me BE-në në tetor, por Franca është njëra ndër vendet që insiston që në fillim të ketë reforma në BE dhe më pastaj zgjerim.

Përveç Francës, rezerva ndaj Maqedonisë së Veriut kanë edhe shteti holandez dhe Danimarka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat