BDI: Institucionet të veprojnë sipas ligjit, secili bartë përgjegjësi individuale - Bota Sot
BDI: Institucionet të veprojnë sipas ligjit, secili bartë përgjegjësi individuale

Maqedonia

BDI: Institucionet të veprojnë sipas ligjit, secili bartë përgjegjësi individuale

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 09:34
Foto

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një kumtese për media thekson se sundimi i ligjit, barazia para ligjit si dhe zbatimi i ligjit nga të giithë në mënyrë të përpiktë është parakusht për stabilitet shoqëror, integrim dhe zhvillim ekonomik.

BDI kërkon nga Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve, gjykatësit dhe bartësit e institucioneve tjera vendimet t’i marrin vetëm në përputhje me ligjin dhe duke u bazuar në fakte.

“Secili nga ne, politikan, gjykatës, prokuror, bartë përgjegjësi individuale për veprimet ose mosveprimet dhe vendimet e veta dhe askush s’do të jetë mbi ligjin”.

“Bashkimi Demokratik për Integrim distancohet nga çdo ndërhyrje politike në vendimet e institucioneve ligjzbatuese dhe konsideron që drejtësia joselektive dhe sundimi i drejtë i ligjit do të sigurohet nëpërmjet të vetingut të mirëfilltë dhe kjo paraqet prioritetin tonë absolut”, thonë nga BDI.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat