Maas: Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, kanë bërë përparim real drejt BE - Bota Sot
Maas: Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, kanë bërë përparim real drejt BE

Maqedonia

Maas: Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, kanë bërë përparim real drejt BE

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 10:17
Heiko Maas

Ministria e Jashtme gjermane ka bërë publike qëndrimin më të fundit në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ministrit të shtetit Heiko Maas me rastin e një konference të mbajtur në Berlin me homologun e tij kroat.

Duke iu referuar vendosjes së axhendës për Evropën me çështjet e  zgjerimi, Kuadrit Financiar Shumëvjeçar dhe Brexit, ministri gjerman është deklaruar publikisht se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, kanë bërë përparim real drejt BE.

Por kanë qenë të dy ministrat që kanë sqaruar të njëjtin qëndrim për faktin se këto dy vende kanë nevojë për një perspektivë të besueshme të BE-së dhe se ata duhet të fillojnë negociatat e pranimit.

BE është një projekt paqeje janë deklaruar të dy ministrat dhe një lokomotive ekonomike, fakt ky që nuk është askund tjetër më aktual se në Ballkanin Perëndimor prej nga Kroacia shihet si një vend urë në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...