Filipçe: Pa vaksinim, fëmijët nuk do të pranohen në çerdhe dhe shkolla

Maqedonia

Filipçe: Pa vaksinim, fëmijët nuk do të pranohen në çerdhe dhe shkolla

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 12:34
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se nuk lëshon pe nga qëndrimi që fëmijët e pa vaksinuar të mos pranohen në shkolla dhe çerdhe.

Jozyrtarisht mësohet se në disa shkolla nuk respektohet vendimi që fëmijët e pa vaksinuar të ndjekin mësimin nëpër shkolla. Filipçe ka paralajmëruar se këtë javë do të mbajë mbledhje me Komisionin për sëmundje infektive dhe nuk përjashtohet mundësia që të vijojnë rekomandime të reja.

Ministri gjithashtu ka paralajmëruar se do të forcohen kontrollet e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe do të ketë dënime për ata që nuk e respektojnë vendimin.

Ndryshe javën e kaluar janë regjistruar vetëm pesë raste të reja me fruth, edhe atë nga fëmijë të pa vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat