Alkooli më i shtrenjtë në Islandë, më i lirë në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

Alkooli më i shtrenjtë në Islandë, më i lirë në Maqedoninë Veriore

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Pijet alkoolike në vendet evropiane paguhen më shtrenjtë nga shtetasit islandezë dhe më lirë në Maqedoninë Veriore, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Kur bëhet fjalë për vendet e BE-së, pijet alkoolike janë më të shtrenjtat në Finlandë dhe më të lira në Bullgari dhe Rumani.

Bazuar në analizën e Eurostat, çmimi mesatar i pijeve alkoolike në vendet më të shtrenjta anëtare të BE ishte dyfishi i çmimit mesatar në BE.

Duke krahasuar çmimet e vendit me çmimin mesatar të pijeve alkoolike të BE-së prej 100, rezultatet tregojnë se në vitin 2018 çmimi i alkoolit, verës dhe birrës ishte më i larti në Finlandë me një indeks çmimesh prej 182, i ndjekur nga Irlanda (177) dhe Suedi (152).

Çmimi i pijeve alkoolike në nivelin e BE-së në vitin 2018 ishte më i ulëti në Bullgari dhe Rumani, me një indeks prej 74, i ndjekur nga Hungaria (77), Republika Çeke (82) dhe Spanja (84).

Në të gjithë Evropën, përfshirë vendet jo të BE-së, çmimi më i ulët i pijeve alkoolike u regjistrua në Maqedoninë Veriore dhe Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa më të shtrenjtat në Islandë dhe Norvegji.

Në vendet e rajonit, çmimet më të larta për pije alkoolike paguajnë qytetarët e Greqisë (132), Mali i Zi (105) dhe Kroacia (100), Serbia (84), Sllovenia (92) dhe Shqipëria (99).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat