Maqedoni, nga një tetori do të mund të bleni ilaçe vetëm me recetë dhe letërnjoftim

Maqedonia

Maqedoni, nga një tetori do të mund të bleni ilaçe vetëm me recetë dhe letërnjoftim

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Personat e siguruar prej 1 tetorit të këtij viti do të mund të blejnë ilaçe në farmaci vetëm në bazë të recetës dhe një dokument identifikimi personal (letërnjoftim ose pasaportë).

Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor informojnë se deri atëherë, janë fuqi rregulloret ekzistuese pozitive, me të cilat përshkruhen ilaçet nga mjeku përzgjedhës, si dhe procedura e lëshimit të ilaçit në farmaci kryhen me një kartë shëndetësore, së bashku me dokumentin e identifikimit personal të të siguruarit.

“Fondi, si blerës i shërbimeve shëndetësore, është konstruktiv dhe i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë palët e interesuara në sistemin shëndetësor dhe punon për zbatimin e një zgjidhjeje të përshtatshme elektronike që do të lehtësojë punën administrative të ofruesve të kujdesit shëndetësor kur përshkruajnë dhe japin ilaçe, në interes të efikasitet dhe qasjes së më arritshme të kujdesit shëndetësor i personave të siguruar”, thonë nga Fondi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat