Nuk ka përparim në bisedimet në mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Nuk ka përparim në bisedimet në mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 08:35
Pamje nga takimi

Për më shumë se tre orë zgjaten bisedimet midis qeverisë dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike me të cilën do të zgjidhet fati i Prokurorisë Speciale Publike. Burime nga ekipet negociuese të LSDM-së dhe të OBRM_PDUKM-së thonë se nuk ka pasur përparim në negociata.

Takimi i liderëve filloi në orën 20:00. Në Kuvend ka ardhur kryeministri Zoran Zaev, Renata Deskoska, këshilltari i kryeministrit, Bojan Mariçiq, Sanja Mirakovska si grup nga qeveria, ndërsa nga grupi i opozitës janë lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, Toni Menkinoski.

Për shkak të afatit të shkurtër, priteshe që Ligji për Prokurorinë Publike të miratoheshe më së voni deri më 15 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat