Milloshoski: Marrëveshja ndoshta do të arrihej në qoftë se Zaev nuk ishte aq nervoz për aferën ‘Haraçi’ - Bota Sot
Milloshoski: Marrëveshja ndoshta do të arrihej në qoftë se Zaev nuk ishte aq nervoz për aferën ‘Haraçi’

Maqedonia

Milloshoski: Marrëveshja ndoshta do të arrihej në qoftë se Zaev nuk ishte aq nervoz për aferën ‘Haraçi’

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 09:39
Antonio Milloshoski

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski i cili është një ndër pjesmarrësit e bisedimeve të djeshme, tha se ‘marrëveshje Ligji i ri për Prokurorinë Publike ndoshta do të arrihej që qoftë se kryeministri Zaev nuk ishte aq nervoz me lëndën ‘Haraçi’.

“Marrëveshja për Ligjin e ri për Prukurorinë Publike ndoshta do të arrihej në qoftë se kryeministri Zaev nuk ishte aq nervoz në lidhje me lëndën ‘Haraçi'”, shkroi deputeti Milloshoski në faqen e tij në ‘Facebook’.

Sipas tij, sjellja të këtilla nxit dyshime se hierarkia e bashkëkryesve dhe organizatorët në rastin ‘Haraçi’ është më e madhe në pushtet se sa roli që ka pasur e dyshuara Katica Janeva.

Ndryshe, kryetarët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së gjatë bisedimeve gjashtë orëshe nuk arritën kompromis për Ligjin për Prokurori Publike. Dallimi kyç në mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së janë lëndët që i ka hapur PSP-ja, në shumicën e të cilave të akuzuar dhe dyshuar janë ish-funksionarë të OBRM-PDUKM-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...