OBRM-PDUKM: Edhe pas dy muaj paraburgim, Boki 13 ende nuk është marrë në pyetje - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Edhe pas dy muaj paraburgim, Boki 13 ende nuk është marrë në pyetje

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Edhe pas dy muaj paraburgim, Boki 13 ende nuk është marrë në pyetje

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “po shkon dy muyaj që nga paraburgimi i Boki 13 dhe ai ende nuk është marrë në pyetje. Çfarë din Boki 13 që Ruskovska dhe Zaev frikësohen nga kjo”.

“E vetmja gjë që bëri Prokuroria Publike është zbaritje të hetimit që të harrohet publiku nga afera ‘Haraçi’, thuhet në kumtesën e partisë opozitare maqedonase.

Ata shtojnë se Prokuroria Publike hesht edhe për rastin e publikuar në media ku ceket se funksionarë të lartë të DSK-së me materiale të ndjeshme kanë bërë haraç tek bizneset.

“Gjatë gjithë kësaj kohe Katica Janeva vazhdon të komandojë me institucionin përmes së cilit ka kryer veprën penale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...