Zaev u kërkon falje gazetarëve

Maqedonia

Zaev u kërkon falje gazetarëve

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:24
Zoran Zaef

Ju kërkoj falje të gjithë gazetarëve dhe më vjen keq që keni qëndruar deri në orët e hershme të mëngjesit, tha Zaev në pres-konferencën pas takimit të liderëve maqedonas që u zhvillua mbrëmë.

“I kam parasysh reagimet e gazetarëve dhe e kuptoj revoltën e tyre. Më vjen keq që përfundoi kështu dhe pas orës 3 të mëngjesit nuk kemi mundur për të arritur marrëveshje, për t’i dhënë deklaratat e para” ka thënë Zaev.

Mbrëmë gazetarët e të gjitha mediave në Maqedoninë e Veriut që ishin prezent i kishin pritur krerët e partive maqedonase për deklarata, mirëpo nuk kishte ndodhur, me çka të gjithë gazetarët kishin vendosur që të lëshojnë vendin dhe të mos presin më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat