Zaev: Mickoski mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë - Bota Sot
Zaev: Mickoski mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Maqedonia

Zaev: Mickoski mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:26
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para gazetarëve foli rreth mbledhjes së mbrëmshme mes mazhorancës dhe opozitës për fatin e PSP-së.

Zaev tha se i vjen keq që mbas 7 orësh diskutim nuk arritën dot një marrëveshje me opozitën dhe akuzoi këta të fundit se, opozita tentoi mbrëmë të kthente sërish “Gruevizmin”.

Ai theksoi se ai dhe mazhoranca ishin të hapur në ketë mbledhje, kreativ, se panë në sy opozitën për të mirën e popullit, por opozita nuk u përgjigjën në të njëjtën mënyrë. Ai i akuzoi se opozita kërkonte vetëm një gjë: marrjen nën kontroll të Prokurorisë.

“Atyre nuk u interesonte asgjë tjetër përveç marrjes nën kontroll të Prokurorisë, nuk u interesonte anëtarësimi në NATO e as në BE, dhe as interesi i qytetarëve. Atyre nuk u interesonte një Prokurori e re nën kontrollin e tyre, atyre u interesonte se ku do të shkonin lëndët, se kush do t’i merrte lëndët, kush do ti analizonte lëndët një për një, d.m.th. mbrojtja e krimit, kthimi i regjimit të vjetër Gruevskian”, akuzoi Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...