Tanasovski: Në vendkalimet kufitare po kryhet kontrollime të përforcuara sipas rekomandimeve të AUV

Maqedonia

Tanasovski: Në vendkalimet kufitare po kryhet kontrollime të përforcuara sipas rekomandimeve të AUV

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:38
Gjoko Tanasoski

Drejtoria doganore po kryen kontrollime të përforcuara në vendkalimet kufitare sipas rekomandimeve të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për parandalim të murtajës së derrit,

Këtë e tha drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen për vërejtjet e ekonomistëve se dogana duhet të jetë më rrigoroze posaçërisht ndaj udhëtarëve nga Bullgaria.

“Dogana sa i përket murtajës së derrit ka kontrollime të përforcuara dhe kjo është në përputhje me vendimin e Qeverisë. Të gjitha institucionet që marrin janë të përfshira në kontrollimet kufitare morën urdhra, ku përgjegjësia më e madhe e ka Agjencia për Ushqim dhe Veterinari”, tha Tanasoski.

Ai shtoi se ata po i shpërndajnë të gjitha njoftimet që i marrin nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat