Franca kërkon sundimin e së drejtës dhe vazhdimin e reformave në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Franca kërkon sundimin e së drejtës dhe vazhdimin e reformave në Maqedoninë e Veriut

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Francë ka realizuar takim me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës, Ameli de Monshalin.

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë franceze, Monshalin e ka përsëritur pozicionin francez për afrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe veçanërisht nevojën për respektimin e zotërimit të së drejtës, që është në zemrën e vlerave evropiane dhe vazhdimin e reformave.

Në takimin e Dimitrovit dhe de Monshalen është bërë shqyrtimi i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Sekretari shtetëror në bisedime me shefin e diplomacisë e përmendi angazhimin e Francës që të përkrahë stabilizimin e qëndrueshëm, zhvillimin ekonomik dhe social dhe përforcimin e zotërimit të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor, duke u mbështetur në strategjinë e Francës për rajonin”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat