OBRM-PDUKM kërkoi shkarkimin e Janevës në seancën e sotme plenare, deputetët refuzuan propozimin

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkoi shkarkimin e Janevës në seancën e sotme plenare, deputetët refuzuan propozimin

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Shkarkim të kryeprokurore speciale Katica Janeva sot në seancë plenare kërkoi deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski ndërsa ky propozim nuk kaloi nga deputetët e Kuvendit.

“Propozimi i shkarkimit të sotëm të Janevës është që të lihet hapësirë deri më 15 shtator të zgjidhet prokurori special”, theksoi Micevski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se është se saktë se Komisioni ka diskutuar pas raportit të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe se Kuvendi ka marrë propozim për shkarkimin e kryeprokurores speciale.

“Në gjithë koordinimet e partive politike, posaçërisht të katër partive më të mëdha politike, u pajtuam se për këtë çështje duhet të ketë seancë të posaçme dhe për këtë arsye nuk është vendosur në rend dite”, sqaroi Xheferi.

Deputetët e refuzuan propozimin për shkarkimin e Janevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat