Zhernovski: Vendimi i tetorit është i rëndësishëm për ne dhe tërë rajonin - Bota Sot
Zhernovski: Vendimi i tetorit është i rëndësishëm për ne dhe tërë rajonin

Maqedonia

Zhernovski: Vendimi i tetorit është i rëndësishëm për ne dhe tërë rajonin

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:31
Andrej Zhernovski

Zv. ministri i Jashtëm, Andrej Zhernovski bëri një vizitë pune në shtetin gjerman të Bavarisë.

Siç njoftojnë nga ministria, vizita ishte me ftesë të kryetarit të Komitetit të Çështje Evropiane në Kuvendin e Bavarisë.

Zhernovski informoi autoritetet bavareze për rezultatet e arritura për aktivitetet e reformave nga agjenda evropiane të Maqedonisë së Veriut, zhvillimet politike në vend dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

“Perspektiva Evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut është motori i ndryshimit pozitiv. Vendimi i tetorit është i rëndësishëm për ne, për ju dhe për të gjithë rajonin. Data për fillimin e negociatave do të jetë një sukses i përbashkët, si Maqedoni dhe Evropë”, tha Zhernovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...