Me vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë, Osmani fillon turneun nëpër metropolet evropiane

Maqedonia

Me vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë, Osmani fillon turneun nëpër metropolet evropiane

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:17
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Mbretërinë e Suedisë, ku do të mbajë takime pune me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hans Dalgren, Ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Piter Erikson, si dhe me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlen.

Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, tema qendrore e takimeve do të jenë perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të vendimit për fillimin e negociatave në tetor të këtij viti, si dhe do të diskutohet edhe bashkëpunimi zhvillimor bilateral si dhe bashkëpunimi parlamentar mes dy vendeve.

Në agjendën e zëvendëskryeministrit Osmani për periudhën që pason janë paraparë edhe vizita në metropolet e vendeve anëtare të BE-së, duke filluar nga Brukseli, në fillim të javës së ardhshme, pas së cilës do vijojnë vizitat në Berlin, Vashave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat