Grupi qeveritar i shqyrtoi rekomandimet e UNESCO-s për mbrojtjen e rajonit të Ohrit

Maqedonia

Grupi qeveritar i shqyrtoi rekomandimet e UNESCO-s për mbrojtjen e rajonit të Ohrit

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 17:34
Pamje nga takimi

Grupi i përzier i udhëhequr nga ministri i Diasporës, Edmond Ademi, sot kishte takime me komunat e Ohrit dhe të Strugës për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit të Ohrit.

Në takim me kryetarët e komunave, Konstatin Georgievski dhe Ramiz Merko u shqyrtuan versionet punuese në planin e menaxhimit me trashëgiminë kulturore dhe natyrore dhe vlerësimi i mjedisit jetësor.

Gjatë takimit u diskutua për zonat kritike si dhe për harmonizimin e planit dhe miratimin e këtij plani.

Nga ana e ekspertëve të jashtëm, që po përpunojnë vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor, u bë porosi që qëllimet e planit të fokusohen drejt urbanizimit të kontrolluar, përforcimit të kapaciteteve drejtuese të institucioneve kompetente, mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, ngritja e ndërgjegjes dhe edukimi si dhe rritja e funksionalitetit ekologjik në bregun e Liqenit të Ohrit.

Në takimet e punës, krahas komunave, të pranishëm ishin pjesëmarrës të ministrisë së Kulturës dhe Mjedisit Jetësor, Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, Muzeut i Ohrit dhe nga Parku Nacional Galiçnica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat