Ahmeti: Problemin me PSP-në duhet ta zgjidhin dy partitë më të mëdha maqedonase

Maqedonia

Ahmeti: Problemin me PSP-në duhet ta zgjidhin dy partitë më të mëdha maqedonase

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 17:46
Ali Ahmeti

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti sot tha se problemin me Prokurorinë Speciale Publike (PSP) duhet të zgjidhet, siç thotë ai, nga dy partitë më të mëdha maqedonase, ndërsa rekomandon që shteti me veting dhe kontroll të kuadrove shtetërore do të ishte më i suksesshëm ndaj luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Problemin me PSP-në ta zgjidhin dy partitë më të mëdha maqedonase. Ne mbështesim ligjin, ne mbështesim të gjitha reformat në drejtësi. Është e nevojshme që në këtë vend të kemi veting, të kontrollit të kuadrove, veçanërisht ata që janë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe rendit, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi më të suksesshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Ahmeti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së sallë sportive në shkollën fillore “Rexhep Voka” në Shipkovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat