Maas: Maqedonia e Veriut do të gjejë rrugën e saj drejt BE-së nëpërmes bashkëpunimit dhe kompromisit

Maqedonia

Maas: Maqedonia e Veriut do të gjejë rrugën e saj drejt BE-së nëpërmes bashkëpunimit dhe kompromisit

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:07
Heiko Maas

Maqedonia e Veriut do të gjejë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian përmes bashkëpunimit dhe kompromisit, përmes demokracisë dhe sundimit të ligjit, tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas pas takimit me Ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës. Do të vazhdoj të punoj për negociatat e pranimit në BE. Ne duhet të respektojmë arritjet e Maqedonisë së Veriut, do ta gjejë rrugën e saj përmes bashkëpunimit dhe kompromisit, përmes demokracisë dhe sundimit të ligjit”, shkruan në “Twitter” Ministri i Jashtë gjerman pas takimit me Dimitrovin.

Në takim ata diskutuan rreth shpresave që Maqedonia të fillojë negociatat e pranimit.

Pozicioni i ministrit gjerman është pozitiv dhe njoftoi se ai do të angazhohet për fillimin e negociatave.

“Unë nuk shoh asnjë pengesë për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut. Ajo që është bërë në procesin e reformës është e jashtëzakonshme. Parakushtet për fillimin e negociatave janë përmbushur dhe prandaj ne qëndrojmë për to, si në Bundestag ashtu edhe me partnerët tanë të BE-së”, tha Maas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat