Lëndët e PSP-së po anulohen për shkak të bartjes së lëndëve në Prokurorinë Publike - Bota Sot
Lëndët e PSP-së po anulohen për shkak të bartjes së lëndëve në Prokurorinë Publike

Maqedonia

Lëndët e PSP-së po anulohen për shkak të bartjes së lëndëve në Prokurorinë Publike

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova kërkoi anulimin e procesit gjyqësor duke përmendur letrën e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, në të cilën thuhet se të gjitha lëndët e PSP-së duhet të dorëzohen në Prokurorinë e rregullt.

“Duke marrë parasysh këtë, por edhe për momentin në PSP ka komision nga Prokuroria Publike për dorëzimin e lëndëve, propozoj anulim të gjykimit”, tha Stefanova.

Në ndërkohë, është anuluar edhe seaca e sotme për lëndën ‘Titanik 3’, me kërkesë të PSP-së.

Sot u anulua edhe seanca për rastin ‘Torutra’ kundër ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe pjesëtarëve të njësisë Alfa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...