Vazhdohet paraburgimi edhe për të dyshuarin e dytë në aferën ‘Haraçi, Zoran Milevski

Maqedonia

Vazhdohet paraburgimi edhe për të dyshuarin e dytë në aferën ‘Haraçi, Zoran Milevski

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Nga Gjykata Penale njoftojnë se masa e paraburgimit përveç Bojan Jovanovskit, sot iu vazhdua edhe të dyshuarit të dytë në aferën ‘Haraçi’, Zoran Milevski.

“Këshilli Gjyqësor i Repartit për Hetim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranë Gjykatës Penale Shkup, sot (13.09.2019), duke vepruar me propozim të prokurorit publik për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër B.J dhe Z.M, solli vendime ku vërtetohet propozimi i Prokurorisë dhe masa e paraburgimit vazhdohet për 30 ditë tjera”, njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit.

Bojan Jovanovskit i vazhdohet masa e paraburgimit për 30 ditë

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankesa në Gjykatën e Apelit Shkup.

Krahas Jovanovskit dhe Milevskit, në paraburgim ndodhet edhe Katica Janeva si e dyshuar e tretë në aferën ‘Haraçi’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat