Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në shërbimet sekrete

Maqedonia

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në shërbimet sekrete

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:24
Pamje nga takimi

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi sot nënshkruan marrëveshje për njohje të përbashkët të shërbimeve të kualifikuara si sekrete apo të besueshme dhe të skemave për identifikimin elektronik.

Kontratën e nënshkruan ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe ministri malazes i Administratës Publike Suzana Pribiloviq.

Nënshkrimi i kontratës nënkupton se dokumentet elektronike të lëshuara nga institucionet e Maqedonisë së Veriut siç janë Regjistri Qendror, Dogana, Drejtoria e Evidencës së Regjistrave të Numrave Amë dhe institucione të tjera do të njihen reciprokisht edhe në Malin e Zi.

E njëjta, do të vlejë edhe për dokumentet e lëshuar sipas rrugës elektronike në Malin e Zi.

“Në këtë mënyrë, qytetarëve nga të dy vendet do t’i tejkalojnë procedurat administrative dhe kohën e nevojshme për lëshimin e dokumenteve, theksoi Mançevski, duke shtuar se me nënshkrimin e marrëveshjes, të dy vendet si pjesë e procesit të Berlinit tregojnë se dëshirojnë dhe mund të punojnë së bashku, respektivisht se janë të gatshëm që t’i kalojnë barrierat midis shteteve në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat