Grubi: Sistemi i drejtësisë është selektive

Maqedonia

Grubi: Sistemi i drejtësisë është selektive

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:46
Artan Grubi

Sipas deputetit Artan Grubi, BDI është e vetmja parti politike që kërkon një hetim institucional mbi të gjithë zyrtarët që nga viti 2002, përfshirë politikanët.

“Në të njëjtën kohë nuk ka asnjë parti për të cilën ka thashetheme dhe ka më shumë raporte për përgjime të paligjshme të komunikimeve nga BDI, me shitje gënjeshtrash … nuk ka më shumë propagandë se ajo për BDI-në se ishte parti e mbrojtur dhe parti kriminale. Nëse BDI do të kishte vepra penale, ju nuk do të na nxini dhe do të na hiqnin lëkurat, ndërsa mos të flasim për gjyqësorin”, tha Grubi.

Sipas deputetit, sistemi i drejtësisë në Maqedoni është selektiv, dhe vetingu që ata propozojnë nuk është vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe të tjerët, por edhe për politikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat