Osmani nesër për vizitë pune në Bruksel

Maqedonia

Osmani nesër për vizitë pune në Bruksel

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:16
Bujar Osmani

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër do të qëndrojë në Bruksel ku do të takohet në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini.

Takimi, siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, do të përdoret për të riafirmuar gatishmërinë e vendit për përparim në integrimin Evropian përpara Samitit të BE në tetor.

Gjatë vizitës, Osmani do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Përfaqësuesen e Kroacisë në BE, Andreja Metelko-Zgombiç, si dhe me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Evropian – DG NEAR, Genovese Ruiz Calavera.

Vizita e punës në Bruksel është pjesë e vizitës së zv. kryeministrit Osmani në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së. Pas Brukselit, pasojnë vizitat në Berlin dhe Varshavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat