Tsipras: Jam krenar që e nënshkrova Marrëveshjen e Prespës - Bota Sot
Tsipras: Jam krenar që e nënshkrova Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Tsipras: Jam krenar që e nënshkrova Marrëveshjen e Prespës

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 17:35
Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev

Unë personalisht jam shumë krenar për Marrëveshjen e Prespës, marrëveshje e cila mbetet dhe do të mbetet në histori, ka thënë lideri i partisë opozitare greke SYRIZA, Aleksis Cipras duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në kuadër të Panairit ndërkombëtar në Selanik.

Ish-kryeministri grek, e përmendi çmimin politik, duke thënë se edhe pse ka qenë e madhe nuk i është nënshtruar dhe është krenar që e ka bërë këtë, sepse ka bërë hap përpara për Greqinë dhe për përforcimin e kredibilitetit të vendit, njofton korrespondenti i MEDIAL-s.

“Marrëveshja e Prespës është marrëveshje që mbetet dhe do të mbetet në histori, unë personalisht jam krenar për të, dy herë krenar pasi nuk jam tërhequr para çmimit të dukshëm politik që e kam pasur, pasi e pashë pozitën absolute hipokrite të liderit të opozitës së atëhershme. Dy herë jam krenar. Njëherë jam krenar sepse zgjidhëm një nyjë gordiane në politikën tonë të jashtme, i vendosëm themelet dhe parakushtet për paqe dhe fqinjësi të mirë, përafrojmë afër nesh një alet, të cilin për fat të keq e kishim përballë nesh viteve paraprake. E morëm karakterin grek, trashëgiminë kulturore të Maqedonisë”, ka thënë Cipras.

Lidhur me reagimet e qytetarëve, veçanërisht nga pjesa veriore e vendit, ish-kryeministri grek u tha të ulen dhe me urtësi të mendojnë nëse Greqia me Marrëveshjen e Prespës fiton ose humb punë, veçanërisht për atë nëse vendi fiton ose humb kur fiton një aleat në rajon dhe nuk e le të hapur derën për, siç tha Cipras “vende të treta të luajnë rol vendimmarrës në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht në kufi”. Paralelisht, edhe njëherë ka dhënë kritika deri tek demokracia e Re për hipokrizi lidhur me marrëveshjen.

“Le të ulen me urtësi dhe kryesisht vetë le të sjellin konkludime për atë pozitë hipokrite, për hipokrizinë e opozitës së atëhershme, e cila atëherë ka folur për tradhti, ndërsa tani thotë se për këtë, përndryshe ‘marrëveshje tradhtare’, jo vetëm që do t’i përmbahet asaj, jo vetëm që e vetmja gjë që do ta bëjë është të përmbahet deri në zbatimin besnik, por madje edhe do ta respektojë, siç tha zonja Bakojani ditën e premte. Secili le të sjell konkludim për atë çka është populizëm dhe çka nuk është populizëm”, ka thënë Cipras në konferencën e sotme për shtyp në Selanik, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...