Zaev: Krijuam shumicë përmes së cilës demokracia mposhti autokracinë

Maqedonia

Zaev: Krijuam shumicë përmes së cilës demokracia mposhti autokracinë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 20:11
Zoran Zaev

Për të dëgjuar zërin e individit, për të marrë vendime me përfshirje të drejtpërdrejtë ose përfaqësues të qytetarëve, për të respektuar mendimin e të tjerëve, për të dëgjuar dhe pranuar kritika – kjo është demokracia, kështu kryeministri Zoran Zaev uroi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

“Demokracia ka vuajtur prej kohësh në Maqedoninë e Veriut. Liria, mendimi, gazetaria dhe vendimmarrja pa presion ishin të paimagjinueshme. Por ne luftuam së bashku, krijuam një shumicë përmes së cilës demokracia mposhti autokracinë. Le të jetë e përjetshme liria, përmes saj do të promovojmë demokracinë”, ka shkruar Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat