Zaev: Çdo propozim për Ligjin e Prokurorisë Publike vlen të ketë vëmendje

Maqedonia

Zaev: Çdo propozim për Ligjin e Prokurorisë Publike vlen të ketë vëmendje

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:21
Zoran Zaev

Çdo propozim vlen për vëmendje, qëllimi ynë është të arrijmë një marrëveshje, tha sot kryeministri Zoran Zaev kur u pyet për propozim ligjin për Prokurorinë Publike të paraqitur nga OBRM-PDUKM.

Zaev theksoi se për herë të parë dëgjoi për propozimin dhe nuk dëshironte të negocionte përmes mediave, por duhet që të merret në konsideratë vendimi për krijimin e Prokurorisë së re Publike për ndjekje të korrupsionit.

Propozimet do të merren në konsideratë përmes grupeve të punës, tha kryeministri, duke theksuar se nuk duhet të lejohet situata që politikanët dhe partitë të ndryshojnë prokurorët kur t’ju kujtohet dhe të bien dakord për diçka që është e papranueshme.

“Nuk duhet të lejojmë – liderët, partitë kur t’ju kujtohet të ndryshojnë prokurorët. Vilma Ruskovska ka mandat katër vjeçar, deri më tani është dhjetë muaj si prokurore. Vilma Ruskovska udhëheq shumë raste, personalisht ajo dhe prokurorët e saj. Njëra është ngjarjet e 27 Prillit dhe shumë të tjera dhe kjo është një arsye tjetër për të mos thënë se politikanët fshehtësisht punojnë së bashku me njëri-tjetrin, ku ka pika kontakti, ku është e papranueshme, ndërsa kjo është në fushën e gjyqësorit të pavarur”, tha Zaev.

Prandaj, tha Zaev, vlen të merret në konsideratë vendimi i prokurorisë për ndjekje të korrupsionit. Por nëpër grupet e punës do të shikojmë propozimet që tani dëgjoj për herë të parë nga ju që ka ardhur një propozim i tillë. Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha sugjerimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat