Pendarovski: Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kam ftuar edhe liderin e opozitës

Maqedonia

Pendarovski: Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kam ftuar edhe liderin e opozitës

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:03
Stevo Pendarovski

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski u takua sot me anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim morën pjesë anëtarët dhe zëvendësit e tyre nga qeveria dhe opozita, një praktikë që sipas Presidentit Pendarovski, duhet të jetë në të gjitha takimet dhe mbledhjet për të diskutuar për sigurinë e shtetit.

“Unë jam presidenti i të gjithëve, pavarësisht kush më ka nominuar apo votuar për mua. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kam ftuar edhe liderin e opozitës. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë, pasi mbrojtja dhe siguria e shtetit nuk janë çështje personale”, tha Presidenti Pendarovski.

Ai vlerësoi pozitivisht reformat e sigurisë dhe nënvizoi faktin se ato u mbështetën nga qeveria dhe opozita.

Në takim ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për situatën në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat