OBRM-PDUKM: Drejtësi do të ketë kur t’i vijë fundi kësaj qeverie

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Drejtësi do të ketë kur t’i vijë fundi kësaj qeverie

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:07
Foto

Sistemi i drejtësisë është shkatërruar. Zoran Zaev takohet me avokaten e të dyshuarës Katica Janevës, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

“Avokatja e Janevës thotë se ajo ka vërtet probleme psiqike dhe se merr terapi në burg, ndërsa Katica Janeva nga paraburgimi nënshkruan urdhra pas së cilës procedon prokurori republikan.

Mbrojtja e Boki 13 thekson se është e çuditshme sjellja e pushtetit e cili trazon agresivisht mizën nga kapela duke mohuar mbështetjen, bashkëpunimin, ahengjet dhe takimet e dokumentuara dhe fotografuar”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se opinioni nuk mund të manipulohet. Drejtësi duhet të ketë dhe do të ketë kur do të vijë fundi kësaj qeverie kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat