Varvitsiotis: Për perspektivën evropiane nevojitet zbatimi i marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Varvitsiotis: Për perspektivën evropiane nevojitet zbatimi i marrëveshjes së Prespës

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:44
Miltiadis Varvitsiotis

Në kuadër të përgatitjeve të ardhshme të Këshillit Evropian, në agjendë janë vendosur tema të caktuara që lidhen shumë me Greqinë.

Përmbushja e detyrimeve të marrëveshjes të Prespës, braktisja e çdo elementi irredentist dhe respektimi i shtetit të së drejtës, janë pikat që, sipas tha Ministri i Jashtëm Alternativ i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, duke iu referuar perspektivës sonë evropiane, në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, njofton AIM nga Athina.

“Në prag të Këshillit të ardhshëm Evropian, në agjendë janë vendosur një numër temash që kanë të bëjnë me Greqinë. E para është zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim ne kemi nxitur fqinjët tanë të respektojnë sundimin e ligjit, rregullat e fqinjësisë së mirë dhe natyrisht, të shërbejnë marrëveshjeve që ata kanë nënshkruar, siç është marrëveshja e Prespës”, tha Varvitsiotis pas përfundimit në mbledhjes.

Siç informojnë nga MPJ e Greqisë, ministri alternativë në lidhje me zgjerimin e BE-së, ka theksuar se Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sipas parakushteve të vendosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat