Konfirmohet vendimi për Grupin e Kumanovës, refuzohen të gjitha ankesat

Maqedonia

Konfirmohet vendimi për Grupin e Kumanovës, refuzohen të gjitha ankesat

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:53
Grupi i Kumanovës

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin e Kumanovës.

Asnjë nga ankesat e palës mbrojtëse nuk është pranuar duke lënë në fuqi kështu vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 të datës 2 nëntor 2017.

Shtatë nga anëtarët e grupit të armatosur janë dënuar më burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vjet, 6 me nga 20, 1 me 18 vjet, 2 me nga 14 vjet burg, 2 me nga 13 vjet burg, ndërsa 4 prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive ishin liruar nga akuza.

Shumica e dënuarave janë shtetas të Kosovës të përfshirë në ngjarjet 9 dhe 10 majit 2015 në lagjen e Trimave në Kumanovë, ku ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat