Kabineti i Ivanovit: Antikorrupsioni po manipulon, përpjekje për dëmtuar reputacionin e tij

Maqedonia

Kabineti i Ivanovit: Antikorrupsioni po manipulon, përpjekje për dëmtuar reputacionin e tij

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 17:01
Gjorge Ivanov

Ish-Presidenti Gjorge Ivanov nëpërmes një deklaratë ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të Komisionit për Antikorrupsion.

Nga Komisioni për Antikorrupsion sot thanë se do të kërkojnë nga Shërbimi i Qeverisë për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët që të ndërpresin marrëveshjen e qirasë për zyrën e ish-Presidentit Gjorge Ivanov dhe t’i caktojë zyra në pronësi të shtetit.

Nga kabineti i tij thonë se marrëveshjen të cilën ka nënshkruar Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët me pëlqimin tonë, dhe ka për qëllim përdorimin e lokaleve për zyrën e ish-Presidentit, pason mbi bazën e Ligjit për të Drejtat e Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe familjes së tij pas përfundimit të detyrës së miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

“E mbyllur është kontrata, e cila tregon qartë se qiraja për një hapësirë të mobiluar plotësisht është 1.950 euro në muaj, jo siç u tha sot prej 4.500 euro”, thuhet në reagimin e kabinetit të Ivanovit.

Nga kabineti i Ivanovit thonë se është e qartë se armiqësia personale dhe qëndrimet politike të ish-Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, janë arsyeja e vetme për përpjekjen e vazhdueshme për të dëmtuar reputacionin e ish-presidentit Ivanov.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat