Policia do ta gjobisë Bujar Osmanin për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Maqedonia

Policia do ta gjobisë Bujar Osmanin për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:14
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani pritet të dënohet nga MPB për shkak të shkeljes së Ligjit të komunikacionit rrugor.

Siç shihet në videon e publikuar nga Bujar Osmani në rrjetin social ‘Facebook’, ai përderisa vozitë makinën e tij bisedon me telefon dhe kalon në vijë të plotë.

“Ministria e Punëve të Brendshme i caktoi gjobë personit B.O për kundërvajtje në komunikacion|, thonë nga MPB për ‘Fokus‘.

Ndryshe, Bujar Osmani në video së bashku me drejtorin për zbatimin e gjuhëve, Ylber Sela në Shkup me makinën e tij kontrolloi zbatimin e gjuhës shqipe nëpër institucionet shtetërore. Shumica e institucioneve tashmë kishin nisur përdorimin e gjuhës shqipe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat