Seancë e re për rastin “Monstra”, me prokurorët Fetai dhe Bubevski - Bota Sot
Seancë e re për rastin “Monstra”, me prokurorët Fetai dhe Bubevski

Maqedonia

Seancë e re për rastin “Monstra”, me prokurorët Fetai dhe Bubevski

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 09:07
Seancë e re për rastin “Monstra”

Sot në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Monstra”.

Gjykatësi Ognen Stavrev seancën e kaluar e anuloi për shkak të situatës së krijuar në Prokurorinë Speciale, ku tha se shpreson që për disa ditë të sqarohet situata dhe në seancat e radhës të dëgjohen “bombat”.

Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski i ka autorizuar prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski që të vazhdojnë të përfaqësojnë lëndën “Monstra” në gjykatë.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe në seancat e radhës duhet të prezantohen rreth 3900 “bomba”, të cilat janë propozuar si dëshmi nga Prokuroria Speciale.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Ljuta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Ljuta dhe Fejzi Aziri dhe ju caktoi masat e përkujdesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...