OBRM-PDUKM: Ruskovska do të duhet ta falë për të katrën herë Zaevin

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ruskovska do të duhet ta falë për të katrën herë Zaevin

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:23
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë se prokurorja e paraburgosur për rastin “Haraçi” jep urdhra, ndërsa kryeministri flet me avokaten e saj e cila thotë se prokurorja nuk është me shëndet të mirë psiqik.

“Kjo është “shkëlqimi” i drejtësisë politike të Zoran Zaevit, që turpëron çdo qytetar të ndershëm. Ligjet dhe kompetencat janë abuzuar për të marrë haraç paratë dhe ushtruar presion politik”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje theksojnë se Zoran Zaev arriti të shkatërroj plotësisht sundimin e ligjit për më pak se tre vjet. Anëtarët e opozitës, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, janë viktima të përndjekjes politike si në vitin 1947-ën.

“I vetmi shqetësim i qeverisë është që rasti “Haraçi të ngel në duart e prokurores së preferuar të Zoran Zaevit, Vilma Ruskovska. Ruskovska, e cila deri më tani përndjekjen ato që nuk mendojnë njëjtë me pushtetin, tani duhet ta falë Zoran Zaevin për herë të katërt për krimin e kryer”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat