Filipçe: Do të ketë patrullë policore në objektet shëndetësore

Maqedonia

Filipçe: Do të ketë patrullë policore në objektet shëndetësore

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 12:46
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbështeti protestën e sotme të punonjësve të shëndetit kundër dhunës ndaj tyre. Ai tha se ka filluar fushatën për rikthimin e besimit midis pacientëve dhe punëtorëve të shëndetit.

“Ne kemi filluar aksion me Ministrinë e Drejtësisë dhe MPB për të treguar se të gjitha këto sulme janë të ndëshkueshme, se ka gjobitje, por edhe dënim me burg. Një pjesë e sulmuesve, në rastet e fundit të dhunës ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor, përfunduan në paraburgim”, tha Filipçe.

Ministri njoftoi se do të ketë patrullë të lëvizshme në spitalin e qytetit të vjetër, ku siç tha ai, kishte më shumë incidente, veçanërisht gjatë ndërrimit të natës.

Filipçe edhe njëherë dënoi dhunën ndaj mjekëve dhe punonjësve të shëndetit që sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të gjithë pacientëve. Ai gjithashtu njoftoi masa për të rritur dinjitetin e mjekëve, përmes, siç tha ai, rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve në të cilën punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat