MATTO dhe Thimonier bisedojnë për investimet franceze në vend - Bota Sot
MATTO dhe Thimonier bisedojnë për investimet franceze në vend

Maqedonia

MATTO dhe Thimonier bisedojnë për investimet franceze në vend

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:06
Foto nga takimi

Arsye për praninë e deritanishme të dobët të investitorve francezë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është tregu i vogël, jostabiliteti relativ politik dhe administrata joreformuese. Për këtë në Shkup nuk ka pasur atashe tregtare dhe ky problem është mbuluar nga Ambasada në Sofje, ka theksuar ambasadori francez Christijan Thimonier në takim me kryetarin e Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi – MATTO, Ajdovan Ademoski.

Ambasadori Thimonier, siç thonë nga MATTO, në takimin që pasdite u mbajt në kërkesë të tij, në të cilin morën pjesë edhe nënkryetarët e MATTO-s, Bilall Suxhubashi, drejtori i përgjithshëm i HALK bankës në Shkup dhe Eser Xhevahir, pronar i TURMAK, ka informuar se Ambasada deri më tani kryesisht është marrë me gjendjen politike në vend dhe më pak me ekonominë, por prej kohësh, siç tha, presidenti francez Emanuel Makron i ka inkurajuar institucionet shtetërore franceze dhe sektorin privat që t’i analizojnë mundësitë për bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në periudhën në vijim, siç shtoi, zyra në Beograd do të hapë edhe Agjenci “Biznis Frans” nga Athina, e cila u ishte mbështetje kompanive franceze për punë në rajon. Në vitin 2018 këmbimi i përgjithshëm tregtar me Francën ishte 140,3 milionë euro nga të cilat 79,6 milionë janë import nga Franca, ndërsa 60,7 milionë eksport. Në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2017 në vend kanë hyrë 710,8 milionë dollarë investime direkte të huaja nga Franca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...