Pushteti dhe opozita maqedonase me qëndrime të kundërta sa i përket marrjes së datës për fillim të negociatave - Bota Sot
Pushteti dhe opozita maqedonase me qëndrime të kundërta sa i përket marrjes së datës për fillim të negociatave

Maqedonia

Pushteti dhe opozita maqedonase me qëndrime të kundërta sa i përket marrjes së datës për fillim të negociatave

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:41
Foto

Ministri e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov bashkërisht me nënkryetarin e OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski janë në emisioni debativ në TV24.

Dimitrov shprehu optimizëm për marrjen e datës së bisedimeve në tetor.

i theksoi se pas turnesë nëpër metropolet evropiane, nuk ka asnjë dyshim se Maqedonia do të nisë bisedimet me BE-në. Sipas Dimitrov, afera ‘Haraçi’ nuk paraqet pengesë për shkak se procesi po udhëhiqet në mënyrë demokratike. Dimitrov shtoi se duhet të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike.

Nikolloski theksoi se është mirë që Këshilli Evropian të japë dritë të gjelbër për nisjen dhe bisedimeve duke cekur se OBRM-PDUKM po bën gjithçka që kjo të ndodhët.

Sipas tij, për fat të keq, jemi larg nga bisedimet për anëtarësim në BE, edhe pse Qeveria ka premtuar për një gjë të tillë.

Nikolloski tha se korrupsioni ka hyrë në të gjitha poret e pushtetit, kështu që kjo Qeveri, sipas tij, nuk mund të jetë kredibile me BE-në.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...