Merkel: Rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Merkel: Rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 23:48
Merkel

Në konferencën për shtyp të Angela Merkelit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, një konferencë kjo që sapo ka përfunduar, kancelarja gjermane deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e Negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Kancelarja u pyet lidhur me opinionin e Francës dhe Holandës, por zgjodhi të përgjigjej kështu:

“Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun Gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”.

Korrespondentja e “DW” në Berlin, Anila Shuka, raportoi për Top Channel ekskluzivisht se mes deputetëve të grupit më të madh politik, CDU/CSU, në Gjermani, po diskutohet një paketë me 9 kushte për t’i thënë “PO”, Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vendimi gjerman do të merret më 27 shtator, ndërsa më herët nisën diskutimet brenda koalicionit që mbështet qeverinë e kancelares Merkel.

Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ato janë”

1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK

2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese

3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.

4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu

5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj

6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave

7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

8.Reforma në administratë

9.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat