Linja të reja fluturimesh deri në Shkup dhe Ohër nga Ankara, Izmiri dhe Stambolli - Bota Sot
Linja të reja fluturimesh deri në Shkup dhe Ohër nga Ankara, Izmiri dhe Stambolli

Maqedonia

Linja të reja fluturimesh deri në Shkup dhe Ohër nga Ankara, Izmiri dhe Stambolli

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit paralajmëron linja të reja fluturimi deri në Shkup dhe Ohër nga Ankara, Izmiri dhe Stambolli. Kjo agjenci në bashkëpunim me TURSAB dhe Asociacionin e Agjencive Turistike të Turqisë organizoi takime biznesore me 20 tur-operaturë nga Turqia.

Sipas Agjencisë, rritja e linjave të fluturimit do të thotë mundësi më të thjeshtë për udhëtim të turqve në vend dhe e kundërta, ndërsa interesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë në të kaluarën dhe afërsia me historike mes dy vendeve.

Tur-operatorët nga Turqia do të vizitojnë edhe pjesën jug-perëndimore të vendit, çarshitë e Shkupit, Manastirit dhe Ohrit dhe bustet historike otomane.

Numri i turistëve turq nga janari i vitit 2019 deri më korrik të këtij viti është 65.403, ndërsa numri i bujtjeve është 96.325. Turqi më së shumti kanë vizituar rajonin e Shkupit dhe rajonin jug-perëndimor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...