Zaev-Bengston: Suedia fuqishëm i mbështet perspektivat e Maqedonisë së Veriut në BE

Maqedonia

Zaev-Bengston: Suedia fuqishëm i mbështet perspektivat e Maqedonisë së Veriut në BE

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:14
Zaev-Bengston

Mbretëria e Suedisë është mike e madhe e Maqedonisë dhe vazhdohet të zhvillohet bashkëpunimin mes dy shteteve. Kjo gjë u konstatua në takimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadores së re të Suedisë, Forshngren Bengston.

Në mbledhje, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është konstatuar se Suedia fuqishëm i përkrah perspektivat e Maqedonisë në BE, me çka pret që të vazhdojnë me vendim pozitiv nga Këshilli i BE-së në tetor dhe marrje të datës për nisje të bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Në takim, siç thuhet në njoftim, është theksuar transformimi i dukshëm i Maqedonisë dhe zhvillimi, si në fushën e demokracisë dhe reformat e brendshme ashtu edhe në plan ndërkombëtar.

Kryeministri Zaev falënderoi për përkrahjen parimore dhe të vazhdueshme duke theksuar se Mbretëria e Suedisë është partner i rëndësishëm për shtetin tonë në të gjitha proceset kyçe në shtet.

Gjatë takimit është theksuar rëndësia e sundimit të së drejtës, solidaritetit dhe përgjegjësisë, përkushtimit ndaj mjedisit jetësor, ekonomisë duke përfshirë kështu shoqërinë qytetare dhe të rinjtë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat