Edhe dy ish-prokurorë të PSP-së do të vazhdojnë t’i përfaqësojnë lëndët në gjykata - Bota Sot
Edhe dy ish-prokurorë të PSP-së do të vazhdojnë t’i përfaqësojnë lëndët në gjykata

Maqedonia

Edhe dy ish-prokurorë të PSP-së do të vazhdojnë t’i përfaqësojnë lëndët në gjykata

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Ish-prokurorët e PSP-së, Stevço Donev dhe Elizabeta Josifovska edhe më tej do t’i përfaqësojnë lëndët “Treqind” dhe “Total”.

Para Danev dhe Josifovska, edhe tre ish-prokurorë në PSP morën autorizim nga prokurori shtetëror publik Ljubomir Joveski t’i përfaqësojnë lëndët që i kanë udhëhequr deri më tani.

Fatime Fetai dhe Gavril Bubeski vazhduan me përfaqësimin e “Monstrës” dhe Lençe Ristoska lëndën “Talir 2”.

Pas ndërprerjes së mandatit në PSP, Këshilli i Prokurorëve Publik e ktheu Elizabeta Josifovskën në PTHP Gostivar, ndërsa Stevço Donev në PTHP Koçan

Ndryshe, në lëndën “Treqind” është i akuzuar Gjoko Popovski, ish-ndihmës ministër në MPB për furnizimin e 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërsa, lënda “Total” ka të bëjë me evazion fiskal nga ana e gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Ai dyshohet për fshehjen e tatimit si pronar dhe drejtues i firmave për marketing dhe shërbime për konsalting “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Qendra” SHPKNJP Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...