Xhaferi, OBRM-PDUKM-së: Propozim vetëm me emrin kushtetues të vendit - Bota Sot
Xhaferi, OBRM-PDUKM-së: Propozim vetëm me emrin kushtetues të vendit

Maqedonia

Xhaferi, OBRM-PDUKM-së: Propozim vetëm me emrin kushtetues të vendit

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 16:00
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e ka kthyer propozimin e OBRM-PDUKM-së për formimin e komisionit anketues për shpenzimet e PSP-së, për shkak se në propozim nuk është theksuar emri kushtetues i vendit.

Xhaferi me shkrim e ka kthyer për përpunim propozimin e grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së me një sqarim se nuk përmban emrin e saktë kushtetues në kërkesë, ndërsa kërkesën e re plotësuese do të mund ta paraqesin në afat brenda 15 ditëve.

Të njëjtën e konfirmoi edhe deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, i cili në një moment dyshoi se nënshkrimi i Xhaferit ishte falsifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...