Delegacioni qeveritar i Maqedonisë nga e hëna merr pjesë në Asamblenë e KB-së në Njur Jork - Bota Sot
Delegacioni qeveritar i Maqedonisë nga e hëna merr pjesë në Asamblenë e KB-së në Njur Jork

Maqedonia

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë nga e hëna merr pjesë në Asamblenë e KB-së në Njur Jork

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 12:17
Zoran Zaev

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev nga e hëna deri të shtunën do të jetë në Nju Jork ku do të marrë pjesë në Asamblenë e 74-të të Kombeve të Bashkuara.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, të pranishëm do të jenë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Fjalimi i kryeministrit Zoran Zaev në Asamblenë e KB-së është paraparë të jetë të shtunën.

Kryeministri dhe ministrat do të marrin pjesë në punën e forumeve në kuadër të katër samiteve që këtë vit kishin të bëjnë për ndryshimet klimatike, qasjes universale deri në shërbime cilësore shëndetësor, mirëmbajtjes së zhvillimit dhe finanacimit të tij.

Në agjendën e kryeministrit Zaev është paraparë takim zyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së, Guteres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...